Studim: Ja pse gratë shtatzëna duhet të evitojnë produktet kozmetike!

Gratë shtatzëna duhet të shmangin përdorimin e produkteve të bukurisë, kanë konfirmuar së fundmi shkencëtarët.

Përbërësit kimikë BPS që gjenden në deodorant, të kuq buzësh dhe parfume, ndikojnë në shëndetin e fëmijës pas lindjes sipas sugjerimeve të studimit më të ri.

Në një studim të eksperimentuar tek minjtë, shkencëtarët nga Universiteti i Massachusetts në Amherst gjetën se 10 për qind e minjve fëmijë kishin vdekur si pasojë e ekspozimit të nënës ndaj produkteve me përmbajtje kimikate, duke besuar se e njëjta gjë ndodh edhe tek njerëzit.

Ata gjithashtu vunë në dukje se nënat treguan shenja hiperaktiviteti, sjellje kompulsive, pas përdorimit të këtyre produkteve sikur edhe një përqindje të vogël kimikati të përmbajnë ato. Prandaj studiuesdit këshillojnë ti përdoreni sa më pak ose t’i evitoni plotësisht gjatë periudhës së shtatzënisë. /Shendeti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu