Stuhi e shtrëngatë e fuqishme në disa qytete të Kosovës (VIDEO)

Një stuhi dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa pjesë të Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte. “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet se vendi është përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme.

Aktualisht erë dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në videot e publikuara shihet se si pasojë e këtij moti të ligë, janë shkaktuar edhe dëme.

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme shihet se ka thyer pemët.

Ndërkohë, meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit. /Telegrafi/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu