Suedia i bën “premtimin e madh” Turqisë

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, duke dashur të fitojë mbështetjen e Turqisë për hyrjen e vendit të saj në NATO, u zotua të hënën të mos lejojë që Suedia të bëhet “strehë për terroristët”.

Turqia ka bllokuar përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore dhe i ka akuzuar ata për mbrojtjen e armiqve të Ankarasë, duke përfshirë anëtarët e grupit të ndaluar kurd PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).

Dy vende nordike historikisht neutrale aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, një nga ndryshimet më të mëdha në strukturën e sigurisë së Evropës në dekada.

Pozicioni ynë për PKK-në është mjaft i qartë: Bashkimi Evropian e konsideron grupin një organizatë terroriste, me të cilën Suedia pajtohet,” u tha Andersson gazetarëve në Bruksel pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jenson Stoltenberg përpara samitit të Aleancës së kësaj jave në Madrid.

Suedia nuk është dhe as nuk do të jetë një strehë për terroristët”, tha ajo, duke shtuar: “Tashmë ka një numër të konsiderueshëm rastesh që po përpunohen”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai synon të përdorë samitin e NATO-s në Madrid për të dokumentuar se Finlanda dhe Suedia janë hipokrite në luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se delegacioni turk po shkon në Spanjë për të bërë gjithçka që është e nevojshme në përputhje me të drejtat dhe interesat e vendit të tij.

Ai shtoi se ka dokumente, informacione dhe foto për aktivitetet e grupeve që Ankaraja i ka shënuar si terroriste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu