Kryetari i Bashkësisë Fetares Islame të Maqedonisë së Veriut Sulejman Rexhepi, para disa ditëve botoi veprën e tij “Për fe dhe për atdhe”, veper në të cilën tregon përpjekjen dhe kontributin e tij në shërbim të fesë dhe atdheut.
Në promovimin e kreut të BFI ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kreu i KMSH, Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës Lauren Luli si dhe personalitete të tjera të cilë kishin shkuar në Shkup enkas për promovimin e librit të Rexhepit, shkruan InfoShqip.
Pas promovimit zyrtarët e KMSH kanë shkuar në zyrën e Sulejman Rexhepit në BFI, por ajo që vërehet nga pamjet e takimit të bëra publike për opinionin publik, duket qartë që në zyrën e Sulejman Rexhepit mungon flamuri kombëtar shqiptar dhe natyrshëm lind pyetja se pse Sulejman Rexhepi nuk e ka vendosur flamurin Shqiptar në zyrën e tij? Ku në njërën anë kreu i BFI-së boton veprën “Për fe dhe për atdhe” ndërsa në anën tjetër nuk e vendos flamurin kombëtar në zyrën e tij, por po në atë zyrë vërehet prezenca e flamujve maqedonas, turk dhe atij amerikan./InfoShqip.com
Foto:












