Sulmi i parë i SHBA-së qëkur Trump mori detyrën e presidentit, vriten 14 militantë dhe 16 civilë

Ushtria amerikane ka kryer sot në mëngjes sulmet e para ajrore kundër caqeve të Al-Qaedas në Jemen qëkur Donald Trump e mori detyrën zyrtare si president i vendit javë më parë.
Raportohet se në sulm janë vrarë 14 militantë të dyshuar të Al-Qaedas si dhe 16 civilë, transmeton Express.

Tetë gra dhe tetë fëmijë janë në mesin e të vrarëve në sulmin në rrethinën Yakla, nr provincën qendrore Baida, ka thënë një zyrtar provincial, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Ndërkohë, burimet në rajon kanë thënë se sulmi i ka pasur për cak shtëpitë e tre shefave fisnor të lidhur me Al-Qaeda./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu