Sulmohen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi

Dy autobusë me targa të Kosovës janë sulmuar me gurë ne Serbi.Mediet në Kosovë raportojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfaqësuesi nga kompania e autobusëve, tha për Express se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia atje, si dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe autobusë tjerë.

Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu”, tha zyrtari i kompanisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu