“Ta keni për nder që do t’ju dhembë koka për Shqipërinë”, si e motivon Rama ekipin teknik të negociatave me KE-në

Kryeministri Edi Rama, ministrja për Europën Olta Xhaçka dhe kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka takuan ekipin teknik që do të punojë për përafrimin e legjislacionit të vendit me BE-në si edhe përmbushjen e kushteve që do të çojnë në integrimin tonë në union.

Rama tha se është një proces i gjatë dhe me dhimbje koke për këdo që ishte në atë sallë.

Megjithatë duhet ta kini për nder që do t’ju dhembë koka për një çështje kaq të rendësishme për vendin”, tha Rama, ndërkohë që Xhaçka bëri një përshkrim të punës dhe ecurisë së procesit në raport me Komisionin Europian duke theksuar se gjatë periudhës shtator-nëntor 2023 do të kryhet procesi i “screening” ku KE do të shohë nëse “I kemi bërë detyrat apo jo”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu