A do ta votoj Kosova Demarkacionin?

Pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit është shtyrë seanca për demarkacionin për të mërkurën në ora 10:00.

Shtyrja e sërishme e seancës ku pritej ratifikimi i Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ka nxitur reagimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie.

“Tani është koha për të gjitha partitë politike të tregojnë udhëheqje. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar Delawie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu