Tahiri: Borelli dëmtoi neutralitetin e BE-së me reagimin për aksionin e Policisë

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri.

Tahiri tha se Borrell ka pasur një reagim të njëanshëm ndaj ndërhyrjes së ligjshme të Policisë së Kosovës në veri. Ajo tha se me këtë qasje Borrell ka dëmtuar paanshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Madje, Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të bëjë një reagim zyrtar pranë autoriteteve të larta të BE-së për deklaratën e diplomatit evropian.

Dje Borelli pati nje reagim te njeanshem ndaj nderhyrjes se ligshme te Qeverise dhe policise se Kosoves kunder kontrabandes dhe kr imit ne Kosove. Me qasje te tille demtoi paanshmerine e BE-se si ndermjtesuese ne dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shume eshte i ndikuar nga Beogradi. Qeveria duhet te beje kunder reagimin zyrtar prane autoriteteve te larta te BE-se, sepse paanshmeria eshte baza e besimit ne ndermjetesimin qe bene BE ne dialog”, ka shkruaar ajo në një postim në “Facebook”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu