Tahiri pyetet për 800 mijë eurot dhe patentat. Ja çfarë thotë

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka preferuar të heshtë lidhur me arrestimin e Biznesmenit Orest Sota tre ditë më parë në Elbasan, të cilit iu gjetën rreth 800 mijë euro dhe dy patenta lundrimi në emër të ish ministrit.

Vetë Tahiri i kontaktuar nga “TV Klan” tha se nuk mund të fliste në këto momente, ndërsa nuk mohoi vërtetësinë e patentave që u gjetën në makinën e biznesmenit.

“Për momentin nuk mund të flas për çështjen”, tha Tahiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu