Takimi Johnson-Merkel, çfarë pritet të diskutohet

Në krye të agjendës së takimit të sotëm midis Boris Johnson dhe Angela Merkel pritet të jenë kufizimet e udhëtimit, në një përpjekje të kryeministrit britanik për të “shpëtuar sezonin e verës”.

Gjermania nga ana tjetër po i bën presion BE-së të vendosë kufizime për turistët britanikë, duke cilësuar se ajo kërkon të mbrojë vendet anëtare nga variantet e Covid. Kryeministri do të mirëpresë Angela Merkel në shtëpinë e tij të pushimeve në Checkers në vizitën e saj të 22-të përpara se të largohet nga posti.

Sidoqoftë, sipas Times, Kancelarja gjermane ka kërkuar që BE ta cilësojë Britaninë si një “vend shqetësues” për shkak të përhapjes së variantit Delta. Mbretëria e Bashkuar tashmë është në listën e vendeve me rrezik, për shkak të përhapjes së variantit Delta dhe kushdo që mbërrin nga Britania dhe Irlanda e Veriut duhet të karantinohet.

Të dy udhëheqësit, të cilët u takuan për herë të fundit në samitin e G7 në Cornwall muajin e kaluar, pritet gjithashtu të diskutojnë marrëdhëniet Londër-Berlin. Boris Johnson në një deklaratë dje tha dje se trashëgimia e Merkel midis dy vendeve do të zgjasë për “shumë breza”.

Angela Merkel do të takohet gjithashtu me Mbretëreshën Elizabeth në Kështjellën Windsor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu