Takimi Ramos-Perez, kapiteni i kërkon largimin: Më lejo të shkoj atje

Sergio Ramos ka kërkuar largimin nga Reali i Madridit. Sipas kanalit televiziv “La Sexta”, kapiteni i “Los Blancos” zhvilloi një takim me presidentin Florentino Perez të cilit i ka kërkuar që të lejojë largimin para përfundimit të kontratës, shkruan SYRI.net.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar ka informuar klubin se ka marrë një ofertë shumë atraktive në aspektin ekonomik nga një klub i Superligës kineze.

“Kapiteni spanjoll i ka thënë Perezit “më jep lejën e largimit me parametra zero”, por në krahun tjetër numri një i klubit madrilen ka refuzuar kërkesën.

“Ju nuk mund të largoheni, Madridi nuk mund të japë kapitenin e tyre”, ishte përgjigja e Perezit.

Kujtojmë që Ramos prej 14 vitesh është pjesë e Real Madridit me të cilën ka fituar 20 trofe, përfshirë tre tituj në La Liga dhe katër Champions League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu