Takimi Vuçiç-Putin: Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë në marrëdhëniet me Kosovën

Ditën e sotme është zhvilluar takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në rezidencën ruse në Soçi ku kanë diskutuat për një sërë temash e mes tyre dhe marrëdhënien Kosovë-Serbi.

Sipas TASS, dy shtetarët fillimisht folën shkurt para kamerës në rusisht. Putini e mirëpriti, kurse Vuçiq falënderoi për mikpritjen, por edhe për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë. Takimi ka zgjatur më shumë se sa pritej dhe se Vuçiç u tha anëtarëve të delegacionit të tij se ishte i kënaqur me bisedimet. Vuçiç tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të mirë në histori.

Moska ka treguar mbështetje të palëkundur për qëndrimin e Beogradit për zgjidhjen e Kosovës dhe Putin ka thënë se ata mbështesin qëndrimin e Serbisë si një përfaqesim i interesave të gjithë njerëzve që janë në rajon. Putin tha se shpreson që Moska dhe Beogradi do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kushtet e marrëveshjes së re për furnizimin me gaz të Serbisë.

“Sa i përket përpjekjeve dhe hapave tona të përbashkëta në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen e Kosovës, ju e dini se qëndrimi ynë bazohet në një parim dhe nuk i nënshtrohet situatës aktuale politike. Ne mbështesim qëndrimin tuaj për zgjidhjen e Kosovës. dhe shpresoj se situata do të arrijë përfundimisht në një pikë kur do t’i shërbejë interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon. E sa për marrëveshjen e gazit mendoj se do të pajtohemi, do të urdhërojmë organet përkatëse të përfundojnë punën”, tha Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu