Takimi Zaev-Ahmeti, Arifi tregon çfarë vendosi BDI-ja (VIDEO)

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, u takuan sot ku biseduan për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe bllokimin e Kuvendit.

Lidhur me takimin mes dy krerëve të partive, Teuta Arifi ka thënë pas takimit se BDI-ja ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe se gjatë gjithë kohës kanë takime me partitë politike partnere si dhe me përfaqësues ndërkombëtar.

“Mbetemi në qëndrimin se do të duhet sa më shpejtë të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohet qeveria e re.

Sa i përket takimit eventual të liderëve, BDI asnjëherë nuk ka ikur nga asnjë takim për dalje nga kriza. Sipas nesh, më e rëndësishme është që tani të zgjidhet kryetari i kuvendit”, tha Arifi. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu