Talat Xhaferi, kryeministër i parë shqipta: U propozua nga Ali Ahmeti, e miratoi Kryesia qendrore e BDI-së

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar. Emrin e tij e propozoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa e miratoi kryesia Qendrore e partisë, që mbajti mbledhje në selinë në Reçicë të Vogël. Xhaferi postin do ta merr kur në fuqi të hyjë Qeveria teknike në 100 ditët e fundit të kësaj përbërjeje.

#TalatXhaferi, kryeministër i parë #shqiptar | U propozua nga #AliAhmeti, e miratoi KQ e #BDI-së
“Kryesia qendrore, me propozim të kryetarit Ahmeti mori vendim për të propozuar kandidat për kryeministër të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili do të zgjidhet diku më 28 janar dhe t’i propozojë shumicës parlamentare dhe Parlamentit kryetarin e Kuvendit z.Talat Xhaferi, kurse kryetari i Kuvendit do të propozohet nga partnerët e koalicionit”, tha Osmani.

Kryesisë Qendrore e BDI-së po ashtu vendosi edhe për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa e zgjodhën edhe shefin e Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024.

“U zgjodh z.Fatmir Besimi i cili ishte shef shtabi në tre ciklet e fundit zgjedhore, natyrisht kësaj i parapriu edhe vendimi formal i partisë për pjesëmarrje në zgjedhje presidenciale dhe ato parlamentare, me çka u autorizua kryetari Ahmeti që të fillojë bisedimet me partitë politike për opsionin që do ta përzgjedhë BDI sa i takon pjesëmarrjes në këto dy procese zgjedhore”, u shpreh më tej Osmani.

Kryeministër i propozuar nga BDI, rrjedhimisht kryeministër shqiptar, ishte premtim i BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, pas të cilave gjatë formimit të marrëveshjes për koalicion integristët u morën vesh me socialdemokratët që kryeministri shqiptar të jetë në 100 ditët e fundit.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare këtë vit mbahen së bashku. Rrethi i parë i presidencialeve do të jetë 24 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj, e po të njëjtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Frontet që do të garojnë në zgjedhje ende nuk janë finalizuar të gjitha, por pritet që LSDM e BDI, bashkë me disa parti më të vogla, të formojnë të ashtuquajturin Front Europian. Ende mbetet e paqartë nëse këtij fronti do t’i bashkohet Aleanca për Shqiptarët, apo do të dalë e vetme në garë zgjedhore. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE si zakonisht do të garojë e vetme, në koalicion me parti të vogla, ndërsa opozita shqiptare tashmë e ka zyrtarizuar frontin e saj nën emrin Lidhja Europiane për ndryshim, e përbërë nga Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu