Talat Xhaferi sqaron vonesat për Ligjin e gjuhëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin “Rruga drejt” ku u debatua për ligjin e fundit të publikuar në Gazetën Zyrtare, atë të gjuhëve, sqaroi se vonesat në miratimin e këtij ligji kanë qenë të mirë menduara dhe të planifikuara. Ai mbrohet duke u argumentuar se ka zgjedhur pikërisht këtë periudhë që së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese të miratojë edhe këtë ligj, pikërisht për të mos rënë shumë në sy dhe faji të mos i ngelet gjithmonë bllokut shqiptar për çfarë ndodh në Maqedoni në këto tre dekada.

Kreu i Shteti refuzoi të dekretonte ligjin mbas rivotimit nga ana e Parlamentit me shumicën e kërkuar dhe nëse insistoheshe që ky ligj të aprovoheshe në atë moment që të dërgoheshe në gazetën zyrtare ana tjetër e politikë do të ankoheshe se ja si shqiptarët nuk kanë sens politik dhe për atë arsye barra si zakonisht që prej tri dekadash do të hidheshe në bllokun shqiptar. Dhe në atë moment Presidenti i vendit do të përziheshe edhe një herë në këtë punë duke e refuzuare, por me rrumbullakësimin e ndryshimeve kushtetuese u poqën edhe kushtet që njëherëzi me to të publikohet edhe ky ligj bashke me të gjitha ligjet e tjera. Prandaj mendoj se momenti ka qenë më i qëlluri- th akreu i Kuvendi, Talat Xhaferi./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu