Taravari: ASH nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi

Aleanca për Shqiptarët ka shpalosur kushtet për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i partisë dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se tetë deputetët e tyre do të votojnë pro vetëm nëse paraprakisht nga Kushtetuta hiqet termi “20 përqind”, që i referohet nurmit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar pyetjen e referendumit që mbrëmë shpalosi VMRO-DPMNE, ai tha se kjo çështje nuk i tangon shumë shqiptarët dhe shtoi se shumica aktuale nuk i ka 80 votat e mjatueshme për ndryshimet kushtetuese.

“Është punë më shumë e partive maqedonase dhe ne shqiptarët nuk tangohemi shumë me këtë problem. Neve më shumë na intereson fillimi i negociatav të RMV-së pasi ne të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdishëm se nuk i kemi filluar negociatat pasi ndryshmet kushtetuese duhet të jenë pikënisja e negociatave. Ne do punojmë në atë drejtim që me çdo kusht sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Situata aktuale politike është problem dhe sa e shoh unë do të jetë problem kalimi me 80 vota dhe normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si Aleancë për Shqiptarët. Tetë deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe”, deklaroi Taravari.

I pyetur nëse më parë do të ketë zgjedhje të parakohshme apo fillimisht do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, Taravari u përgjigj se fillimisht pret zgjedhje.

“Unë mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe sipas kësaj që shkon nuk pres që të kalon me 80 vota sipas asaj që bisedojmë, analizojmë dhe komunikojmë, por do ta shohim të mos shpejtojmë me deklarata”, deklaroi më tej Taravari.

VMRO-DPMNE deri më tani disa herë ka përsëritur qendrimin se nuk do ti mbështes ndryshimet kushtetuese, ndërsa dje Qeveria përcaktoi kornizën negociuese prej ku kryeministri Kovaçevski tha se pritshmëritë e tij janë që pas tetë vitesh vendi të bëhet anëtare e plotëfuqishme e BE-së. Që procesi të ecë pa pengesa, ai u bëri thirrje edhe një herë të gjitha subjekteve politike që të angazhohen dhe japin mbëshetjen e tyre për ndryshimet kushtetuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu