Taravari: Ashtu siç e parashikuam, VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim për TV21 thotë se ashtu siç e kanë parashikuar, VMRO-DPMNE po jep sinjale dhe është e gatshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Taravari tha se nuk është me rëndësi se cili propozim për Qeveri do të pranohet, por që me rëndësi janë që të votohen ndryshimet kushtetuese.

“Për ne me rëndësi është që VMRO-DPMNE tashmë jep sinjale pozitive se janë të gatshëm për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, një punë që ne e kemi thënë qysh para një muaji ose dy se në fund VMRO përsëri do t’i voton ndryshimet kushtetuese. Nuk është me rëndësi më propozimi, për ne si parti politike me rëndësi është agjenda, ndërsa agjenda dhe rruga e vetme e Maqedonisë është rruga drejt BE-së pa marrë parasysh kombinimet dhe opsionet që ofrohen ne jemi aty për të mbështetur dhe për ta ndihmuar rrugën e RMV-së drejt fillimit të negociatave me BE-në”, tha për TV21 Arben Taravari, kryetar i ASH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu