Taravari: Bashkimi Demokratik për Integrim ndihmoi Gruevskin të largohet nga shteti nëpërmjet Dibrës

Arben Taravari në emisionin Pressing në T7 të Kosovës, tha se Bashkimi Demokratik për Integrim, ku si Ministër i punëve brendshme ka qenë Agim Nuhiut nga po nga BDI ka mundësuar dhe ndihmuar që nëpërmjet Dibrës të largohet nga shteti Nikolla Gruevki.

“Tregoni opinionit se i keni ndihmuar Gruevskit të largohet nga Maqedonia nëpërmjet Dibrës”, i tha Taravari, Agim Nuhiut.

Taravari tha se shqiptarët për 20 vite nuk kanë parë ndryshim dhe janë të robëruar nga BDI-ja. Poashtu gjatë emisionit ai tha se dy muaj më parë në Tetovë janë djegur gjallë 14 persona dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu