Taravari fituesi më i madh në VLEN, mori 5 deputetë, Izeti 3, Kasami dhe Gashi me nga 2

Taravari fituesi më i madh në VLEN, mori 5 deputetë, Rezultati përfundimtar tregon se VLEN ka fituar 13 deputetë, ose 107.000 vota gjithsen.

Me këtë rast, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit në kuadër të koalicionit VLEN ka fituar 3 deputetë, Lëvizja BESA 2, aq sa Alternativa – 2 deputetë, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i ka përmbyllur zgjedhjet me 5 deputetë. Në ndërkohë, 1 deputet e ka marrë edhe Vetëvendosja me Bekim Qokun, shkruan gazeta KOHA.

LD-në e përfaqëson Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Saranda Imeri Stafai. BESËN e përfaqëson Bilall Kasami dhe Fatmir Limani.

Alternativa do ta ketë deputet kryetarin Afrim Gashi dhe Bekim Sali.

ASH-në e Taravarit e përfaqëson Rijad Shaqiri, Halil Snopçe, Salim Sulejmani, Mimoza Musa dhe Sadik Sulejmani. /koha.mk/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu