Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se nuk i është paralajmëruar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë për TV21 se, kryeministri kosovar nesër sigurisht do të jep deklaratë për vizitën e tij. Lideri i ASH-së nuk e sheh si diçka negative këtë vizitë, sepse bën të ditur se Kurti ka mbështetur partinë që i takon në vitin 2020.
Gjithashtu Kurti ka mbështetur edhe kandidatin e përbashkët të opozitës shqiptare në Maqedoni në vitin 2019, në zgjedhjet presidenciale. Taravari ka thënë se e respekton dhe e mbështetë kryeministrin Kurti.