Taravari i dhuron “Çelësin e artë të qytetit” humanistit Halil Kastrati (FOTO)

ryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit, humanisti i madh Halil Kastrati, ishte sot mysafir i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me ç’rast ky i fundit ia dorëzoi “Çelësin e Artë të Qytetit”, çmim ky më i lartë që ndan komuna për personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në sfera të ndryshme.

Duke folur për kontributin e veçantë të hoxhë Halil Kastratit për zgjidhjen e çështjes banesore të familjeve me status të vështirë ekonomik, kryetari Taravari theksoi se shoqata e tij ka ndihmuar edhe paraprakisht në Gostivar, por se pas kësaj vizite do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me komunën e Gostivarit dhe aktivitetet të marrin edhe kahe institucionale.

“Këtyre ditëve administrate do të përgatisë një memorandum bashkëpunimi dhe shumë shpejtë atë do ta nënshkruajmë, me çka do të mundësohet ndërtimi i pesë shtëpive në Gostivar për familjet e rrezikuara. Komuna e Gostivarit do të participojë me nga 5000 euro për ndërtimin e çdo shtëpie, si dhe me kyçje në ujësjellës, kanalizim dhe të ngjashme”, theksoi kryetari Arben Taravari.

Humanisti Kastrati falënderoi kryetarin dhe administratën komunale për nderin dhe mikpritjen, si dhe për ndarjen e Çelësit të artë.

Kryetari Taravari dhe humanisti Kastrati, shfrytëzuan rastin që grave dhe nënave t’ua urojnë Festën e 8 Marsit.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu