Taravari: Kryetari i Gjykatës Administrative ushtron presion ndaj gjykatësve që duhet të vendosin për rivotimet! Besoj që do ta mendoje se pas 15 qershorit do të ketë qeveri të re

Arben Taravari nga VLEN sot në Gostivar tha se kryetari i Gjykatës Administrative po ushtron presion ndaj gjykatësve që duhet të vendosin mbi vendimin KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6, përcjell TV21. Taravari tha se gjykatësit duhet ta mendojnë çështje e përgjegjësisë.

“Mendoj se BDI-ja është mësuar që ta ketë gjykatën e vetë dhe nën kontroll të vetë dhe çdo gjë si të vendosë në Reçicë, ashtu të sjell vendim edhe gjykatësi, besoj se kryetari i gjykatës do ta mendoj se pas 15 qershorit do të ketë qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimeve të drejta”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu