Taravari: Mediat e lira janë shtylla bazë e demokracisë

Me rastin e 3 Мajit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në rrjetet sociale shkroi:

“Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, bartës të funksioneve publike, përfaqësues të institucioneve, bartës të profesioneve të ndryshme, jemi të detyruar të mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias dhe të sigurojmë që gazetarët të raportojnë të vërtetën pa censurë dhe frikë nga çfarëdo qpftë pasoje.

Mediat e lira kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm që shoqëria të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përshtatshme. Fatkeqësisht, liria e medias është nën kërcënim në shumë pjesë të botës, e kështu edhe këtu tek ne, në shtëpi. Gazetarët janë shpesh shënjestër e ngacmimeve, frikësimit dhe madje edhe dhunës vetëm pse kryejnë detyrën e tyre.

Prandaj, si shoqëri, duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e medias. Dhe sot, në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Medias, dhe çdo ditë tjetër, le të kujtojmë kauzën e lirisë së medias.

Le të qëndrojmë pranë gazetarëve dhe mediave që luftojnë për të vërtetën dhe të angazhohemi për të mbrojtur këtë shtyllë bazë të demokracisë”– shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu