Tare tregon pse kishte refuzuar Milanin

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka konfirmuar se ishte në kontakt me Milanin vitin e kaluar dhe se ka konsideruar mundësinë që të punoj te ky klub. Por në fund ka dominuar dashuria ndaj Lazios. Tare vlerësohet prej drejtorëve sportivë më të mirë në Itali. Vjet kishte pasur raportime të shumta për ofertën e Milanit ndaj Tares, për pozitën e drejtorit sportiv. Ai është dashur të zëvendësojë Leonardon, që kaloi te PSG-ja.

“Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, këtë e dinë të gjithë. Asnjëherë nuk kam mohuar se isha tifoz i Milanit si fëmijë, i dashuruar në ekipin e Marco van Bastenit, Ruud Gullitit, Franck Rijkaardit dhe trajnerit Arrigo Sacchi. Por kur erdhi momenti për të bërë zgjidhjen e kisha në konsideratë që Lazio është Lazio dhe se ky klub ka vend të madh në zemrën time. Mund të them se ndiej Lazion brenda, pasi raporti me klubin shkon përtej atij profesional”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu