Tashmë zyrtare, Barcelona prezanton zëvendësuesin e Dembeles

Barcelona ka paguar klauzolën e Martin Braithwaire pasi u lejua nga Federata Spanjolle që të nënshkruaj me një lojtar pas lëndimit të Dembele.

Katalanasit kanë derdhur në arkat e Leganes 18 milionë euro për 29 vjeçarin.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me Barcën për pjesën tjetër të sezonit dhe katër vite të tjera deri më 30 qershor 2024 me klauzolën e blerjes të vendosur 300 milion euro.

Braithwaire do të paraqitet sot në stërvitje, derisa do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu