Të akuzuarit e 27 prillit, ja kur do formohet komisioni i faljes

Më së voni deri të premten do të dorëzohen amendamentet kushtetuese si pjesë e Marrëveshjes së Prespës për emrin e ri Maqedonia e Veriut, theksoi deputeti i LSDM, Aleksandar Kiracovski. Ai tha se në këtë proces do të përfshihen të gjithë deputetët dhe debati do të jetë më i gjerë.

Ndërkohë, këtë javë në Kuvend pritet të fillojë edhe procesi i ashtuquajtur për pajtim kombëtar që ishte edhe një nga kërkesat e tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët votuan pro nevojës për ndryshime kushtetuese.

Arsyeja e prolongimit të formimit të një komisioni për pajtim që fillimisht ishte paralajmëruar për sot u përmend udhëtimi i Talat Xhaferit jashtë vendit.

Ky komisioni pritet të përfshijë edhe një formë amnistie për personat e përfshirë në dhunën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu