Të arriturat dhe gabimet e Ziadin Selës dhe partisë që ai udhëheq Aleancës për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët është partia më e madhe opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila drejtohet nga mjeku, Ziadin Sela. Aktualisht, qeverisë me disa komuna dhe ka gjithsej tetë përfaqësues të popullit në Kuvend.

Gjatë një periudhe të gjatë zhvillon aktivitet politik, me qëllimin për të fituar pushtetin dhe udhëhequr shqiptarët e Maqedonisë, por në këtë rrugëtim ështe përballur me lavdata por edhe kritika të shumta.

Kritikët mendojnë se, kjo parti akoma nuk ka ndërtuar një kauzë të qartë dhe i mugon retorika politike për të nxitur masën dhe triumfuar përballë kundërshtarëve politikë.

Por shumë pak analistë dhe njohës të cështjeve politike e theksojnë faktin se kjo parti është shumë proaktive. Kjo për faktin se për shumë probleme në ekonomi, arsim, kulturë, drejtësi apo të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përpos reagimeve ofron edhe propozime konkrete se si duhet të zgjidhen dhe eliminohen problemet.

Ka dhënë propozime të shumta dhe ka dorëzuar amandamente për politikat fiskale, sidomos në një kohë krize kur po përballemi me inflacion, rritje të shpenzimeve publike, borxhit publik dhe rritje enorme të cmimeve.

Gjatë kohës që përballemi me krizë të rëndë energjetike, kjo parti ka dalë me qëndrime e propozime konkrete e të artikulluara në atë mënyrë që konsumatorët të jenë të mbrojtur nga rritjet e vazhdueshme të cmimit te energjise elektrike. Kjo përmes rritjes së subvencioneve dhe uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Për të mos i numëruar të gjitha, Aleanca për Shqiptarët ka ofruar zgjidhje për problemet e shumta me të cilat përballet shoqëria jonë.

Përpos kësaj ka filluar nismën për Ligjin për Shtetësinë, ka inicuar futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë, largimin e 20 për qindshit dhe shumë kërkesa tjera që lidhe me të drejtat e shqiptarëve.

Si anë pozitive, llogaritet edhe drejtimi i saj pro perëndimor dhe pro evropianë. Në momentet më të vështira ka dhënë mbështetje maksimale për anëtarësimin e vendit në NATO dhe së fundi ka votuar propozimin francez që mundësonte hapjen e bisedimeve për negociata me Brukselin.

Ka një numër të madhë kuadrove profesionale, kryesisht mjekë të njohur dhe ekonomistë.

Duhet theksuar se përpos anëve pozitive, kjo parti akoma nuk ka arritur të agjitator të shumë të rrjeteve sociale për ti përhapur idetë e saja, i mugojnë spin doktorsat dhe një PR i fuqishëm.

Fjalimet e liderit dhe të protagonistëve tjerë të partisë shpeshherë përbrenda e kanë logjikën, përmbajtjen, por i mungon emocioni dhe retorika politike, për të prekur thellë zemrat dhe mendjet e qytetarëve që përballen me shumë vuajtje dhe probleme. Në debate televizive, protagonistët e saj janë shumë liberalë, të butë, të arsyeshëm dhe jo kritikë për gjithë ato procese korruptive dhe kriminale.

Lideri i saj dhe partia nuk zhvillojnë politika populiste për të nxitur masën, gjë që nuk është praktikë e vendeve të rajonit, ku mendësia e votuesve është e ndryshme nga e atyre të vendeve skandinave.

Protagonistët e kësaj partie shumë rrallë kanë organizuar protesta apo manifestime tjera politike kundër pushtetit. Edhe kur kanë marrë pjesë, nuk janë shfaqur në ballë të tyre, me logjikën për të mos i keqpërdorur ato. Edhe kjo nuk është logjikë dhe praktikë e partive politike në rajon dhe gjithashtu nuk pritet mirë nga qytetarët.

Kjo parti gjithashtu është pak e pranishme në terren, atje ku qytetarët përballen me shumë halle dhe derte. Kjo parti gjithashtu në shumë qytete është e mbyllur për ide dhe kuadro të reja. Shumë pak zhvillon tryeza dhe debate politike dhe të fushave tjera me intelektualë dhe qytetarë të vendit.

Zgjedhjet e reja parlamentare po afrojnë, kjo parti duhet ti përmirësoj gabimet dhe të gjejë formulën për mobilizimin dhe ngjalljen e shpresës tek elektorati i fjetur. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu