“Të dashurohesh në azil”, historia emocionuese e 2 të moshuarve shqiptarë

Kush ka lexuar librin “Dashuri në kohën e kolerës”, është mahnitur nga historia e dashurisë që Garcia Marquez ka shkruar në një prej romanëve më të lexuar të të gjithë kohërave. Por në “Top Show Magazine” ka ardhur historia e një çifti që janë njohur e dashuruar në azil.

Ata e kanë gjetur dashurinë në azilin e pleqve në Tiranë. Vangjelica, 80 vjeç, dhe Et’hemi, 83 vjeç, kanë treguar në “Top Show Magazine” historinë e tyre të veçantë të dashurisë!

80-vjeçarja ka treguar se Et’hemi i ka propozuar 3 ditë pasi ajo kishte shkuar në azil.

“Mos e lini se ajo është e imja”, u thashë “çunave”, të tjerë”, tregon Et’hemi.

Por duket se edhe ata e kanë një pengesë, drejtoreshën e institucionit që nuk i lejon të flenë bashkë.

Ata kanë mbi 1 vit bashkë dhe siç tregon Vangjelica e kalojnë kohën bashkë duke qëndruar në korridor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu