Të gjithë jemi fiksuar te koronavirusi, por Toka po shkon drejt një katastrofe akoma më të keqe! Ja çfarë shkruan studiuesi i njohur

Në pika të caktuara të jetës së planetit tonë, rritja e nivelit të dyoksidit të karbonit në atmosferë ka shkaktuar ngrohje eksteme globale, prej të cilës shumica e specieve të tokës janë zhdukur.

Në të kaluarën këto evente janë shkaktuar nga shpërthime vullkanike apo impakte asteroidësh. Ndërsa tani Toka po shkon drejt një katastrofe të zhdukjes masive … si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Unë si shkencëtar i Paleo-klimës, kam studiuar marrdhënien mes përplasjes së asteroidëve, vullkanizmit, ndryshimeve klimatike dhe zhdukjes masive të specieve.

Studimet e mia sugjerojnë se rritja aktuale e emetimeve të dyoksidit të karbonit është më e shpejtë nga ato që kanë shkaktuar dy zhdukjet masive të mëparshme të specieve, duke përfshirë dhe eventin që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.

Vështrimi i botës është tashmë i fokusuar te epidemia e COVID-19, por rreziqet ndaj natyrës prej ngrohjes globale të shkaktur nga njeriu, mbeten të qarta në mënyrë të frikshme.

Shpimet e naftës, aktiviteti i minierave, emetimet e gazeve me efekt serë, kanë lënë gjurmën e tyre në katastrofën e pritur.

Rreth 66 milionë vjet më parë një asteroid goditi tokën duke çarë shkëmbinj që lëshuan sasi të mëdha dyoksid karboni në atmosferë dhe duke shkaktuar zjarre masive, për mijëra vjet në planet. Si rezultat i kësaj temperaturat u ngritën, bashkë me nivelet e detit dhe rreth 80 përqind e specieve u zhdukën, bashkë me dinosaurët.

Një fenomen i ngjashëm ndodhi dhe rreth 55 milionë vjet më parë në eventin e njohur si Paleocene-Eocene Thermal Maximum, arsyet e të cilit nuk janë tërësisht të qarta. Një nga teoritë thpotë se një shpërthim metani nga sedimentet oqeanike e bëri ujin e tyre acidik, duke zhdukur miliona specie.

Para kohëve industriale në fillim të shekulit të 19-të dyoksidi i karbonit qëndronte në rreth 300 pjesëza për milionë, që do të thotë se në çdo 1 milionë molekula gazi në atmosferë, 300 ishin dyoksid karboni.

Në shkurt të këtij viti kjo shifër shënonte 414.1 pjesë për çdo milion. Ndërsa po të përfshijnë dhe gazet e tjera me efekt serë si metani dhe oksidi i azotit, pjesëzat arrinin në 500 për 1 milion.

Përqendrimet aktuale të dyoksidit të karbonit nuk kanë arritur ende në ato të zhdukjeve të 55 milionë e 65 milionë vjetëve më parë, por kjo rritje e fluksit do të thotë se klima po ndryshon shumë më shpejt nga aftësia e gjallesave për t’u përshtatur me të.

Raporti i OKB për klimën vitin që shkoi tha se ndryshimet klimatike kërcënojnë me zhdukje një milionë specie bimësh e kafshësh, që do të thotë se preknin 47% të gjitarëve jo-fluturues, dhe 25% të zogjve.

Shumë studiues besojnë se klima po arrin pikën e vlimit, që të thotë pragun e ndryshimeve të shpejta e të patjetërsueshme, me efekte shkatërrimtare.

Sinjalet e kësaj janë rritja e temperaturave në Arktik, shkrirja e akujve dhe dobësimi i Rrymës Arktike të erërave Perëndimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu