“Të thuash një fjalë të mirë nuk të kushton asgjë”, Luana Vjollca befason njerëzit në rrugë (VIDEO)

Luana Vjollca mori vëmendje së fundmi me projektin e ri, Thuaje, përmes të cilit ka rrëfyer detaje nga jeta personale. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video, ku shfaqet nga makina dhe përshëndet njerëzit në rrugë duke iu thënë fjalë motivuese.

“Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë”, kanë qenë disa nga fjalët me të cilat moderatorja iu është drejtuar njerëzve që ka takuar në rrugë.

Kujtojmë që Luana rrëfeu pak ditë më parë, në episodin e radhës të “Thuaje”, se kishin tentuar që të abuzonin seksualisht. Kjo ngjarje ka shkaktuar traumë te moderatorja, e cila është detyruar që të marrë ndihmë profesionale.

Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë që sot kam nga njerëz që më përndjekin. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë por është tentuar që të më…

Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë. Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë.”, tha Luana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu