TEC Osllomej jashtë funksioni, EMV: Nuk do të ketë mungesë të rrymës elektrike

Nga EMV thonë se TEC Osllomej është jashtë prodhimi për shkak të zjarrit që kaploi njërin ventilator që shërben për heqjen e hirit. Nga EMV theksojnë se zjarri është shuar ndërsa bëjnë të ditur se po punohet për sanimin e problemit. Sipas tyre, problemi në fjalë nuk do të shkaktojë mungesë të rrymës elektrike në vend.

“Termocentrali Osllomej është jashtë prodhimit sonte për shkak të një problemi me njërin prej ventilatorëve në seksionin e heqjes së hirit, i cili ka sjellë vetëndezjen e një sasie të vogël të qymyrit dhe hirit të padjegur. Zjarri në përmasa të vogla që ka ndodhur jashtë termocentralit është lokalizuar me mjetet tona, ndërsa për arsye parandaluese është thirrur shërbimi zjarrfikës, sipas procedurave. Riparimet do të bëhen menjëherë në seksionin e ventilimit për heqjen e hirit dhe pritet që termocentrali të rikthehet në linjë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë sipas planit të prodhimit, për të cilin është blerë një sasi e mjaftueshme e qymyrit si dhe është siguruar qymyr nga minierat e vetë TEC Osllomej. Ndërprerja nuk do të shkaktojë mungesë të energjisë elektrike në sistem, pra konsumi do të plotësohet përmes kapaciteteve të tjera prodhuese”, thonë nga EMV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu