Telefonatë nga Shtëpia e Bardhë për Thaçin dhe Haradinajn

Derisa partnerët e koalicionit qeveritar aktualisht gjenden në një takim të përbashkët, raportohet se një telefonatë e rëndësishme pritet të ndodhë sot nga Shtëpia e Bardhë.

Këtë telefonatë nga Washingtoni sipas asaj që raporton Klan Kosova pritet ta bëjë, John Bolton, këshilltari i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me tre liderë të ndryshëm që kanë të bëjnë me Kosovën por edhe me Shqipërinë.

Një telefonatë John Bolton pritet ta realizojë me presidentin e vendit Hashim Thaçin, kryeministrin e vendit Ramush Haradinajn si dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Nuk dihet nëse ende është zhvilluar kjo telefonatë por siç merr vesh Klan Kosova tema kryesore e kësaj bisede telefonike mund të jetë çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu