Ten Hag shpjegon pse Ronaldo nuk doli në fushë në derbin kundër Man City

Manchester United humbi 6-3 ndaj Manchester City të dielën. Cristiano Ronaldo, ka qëndruar në stol për të gjithë 90 minutat. Pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag u pyet pse Ronaldo nuk u shfaq kurrë në fushën e futbollit.

Sipas Erik ten Hag, ai nuk e liroi Cristiano Ronaldon pjesërisht “për respekt për karrierën e tij”. Fjalët e trajnerit holandez citohen në rrjetet sociale nga gazetari Samuel Luckhurst, shkruan abcnews.al.

Tani Manchester United do të përgatitet për ndeshjen jashtë fushe të Ligës së Evropës kundër Omonias.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu