Te Manchester United punët nuk po shkojnë aspak mirë në sezonin e ri. “Djajtë e Kuq” janë shumë larg objektivave të fillim sezonit dhe tani janë duke pësuar humbje 2-0 ndaj Sheffield United. Por përveç kësaj, vëmendja ka shkuar edhe në shkallët e stadiumit teksa Sir Alex Ferguson dhe Ed Woodward, ish-trajneri ikonik përkatësisht drejtori ekzekutiv i klubit, patën një përleshje të ashpër verbale.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi, por këto janë fotot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale.










