Tensionet Shkup-Athinë, Mitsotakis vijon kërcënimet, ja si do të ndikojë konflikti diplomatik në integrimin europian të Maqedonisë së Veriut

Politika greke vijon t’i dërgojë mesazhe kërcënuese Maqedonisë së Veriut, teksa marrëdhëniet e tyre janë tepër të trazuara. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar presidenten e re për të ndalur provokimet verbale dhe vënien në pikëpyetje praktike të Marrëveshjes së Prespës dje nga Follorina.

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të saj e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ndërsa kryeministri i ri çoi më tej provokimit duke i thënë Greqisë se vendin e tij do e quajë si të dojë. Mitsotakis deklaroi shprehimisht se nëse udhëheqja e re e Shkupit këmbëngul në retorikën provokuese, atëherë rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.

“Jam i pakënaqur që fqinjët tanë veriorë kanë zgjedhur në këtë moment të kthehen në kohë dhe të vënë në dyshim emrin e vendit të tyre. Kur u votua Prespes, ND-ja ishte kundër por kishte thënë se nuk mund të prishim një marrëveshje ndërkombëtare me ligj dhe nen. Unë duan të dërgojnë një mesazh disa kilometra larg kufijve tanë, në Shkup: nëse ata këmbëngulin në sfidimin e thelbit të marrëveshjes për emrin e vendit, dijeni se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur. Dhe këtë nuk e them me gëzim ”, tha Mitsotakis. Mitsotakis gjithashtu theksoi se reagimi i Komisionit është bërë me nxitjen e Greqisë. Komisioni Evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të zbatojë marrëveshjen. Në një intervistë të dhënë në për “Euroaktiv”, zëdhënësi i KE-së ka nënvizuar se është e rëndësishme që marrëveshjet të zbatohen me vullnet të plotë nga të dy palët. “Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu