Tenton të ngrejë shtangën 250kg, peshëngritësit i thyhen dy këmbët (VIDEO)

Ky është momenti kur peshëngritësit i janë thyer këmbët pasi u përpoq të ngrejë shtangën me peshë 250kg gjatë një konkursi në Rusi.

Yaroslav Radashkevich ndodhej në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, kur tentoi të ngrinte shtangën në Khabarovsk në Lindjen e Largët Ruse.

Në video shihet Radashkevich i cili tenton të ngrejë shtangën para se ti përkulen këmbët dhe më pas ti thyhen.

Menjëherë ai u dërgua në spital. Radashkevich do bëjë rehabilitim të gjatë dhe nuk do të jetë më në gjendje të punojë si trajner personal.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu