I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë njoftuar javë më parë se kanë arritur marrëveshje për deeskalimin e situatës në veri të vendit .Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje u tërhoqën 25% e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri.
Por, megjithatë, situata në pjesën veriore të vendit vazhdon të jetë e tensionuar dhe jostabile.Analisti politik, Halil Matoshi, tha se tërheqja e 25% të policisë nga ndërtesat komunale është hapi i parë drejt depërshkallzimit.
Matoshi tutje shton se ky hap së bashku me lirimin e katër serbëve tregon se palët kanë nis me zbatu Marrëveshjen e Ohrit, prapa ‘shpinës’ së publikut.“Tërheqja e 25% e policisë speciale nga ndërtesat komunale është hap i parë nga pala kosovare drejt de-përshkalëzimit. Ky hap, së bashku me lirimin nga arresti për t’u mbrojtur në liri i katër serbëve që ministri Sveçla i portretizonte “terroristë” dhe “kriminelë” dmth se palët kanë nisë me e zbatu Marrëveshjën e Brukselit, përkatësisht Ohrit, prapa shpine dhe syve të publikut” tha Matoshi për “Gazeta Blic”
Ai tha se kjo po mbahet fshehtë nga Kurti dhe Vuçiq në mënyrë që turmat të besojnë në retorikat nacionaliste të tyre.“Kurti e Vuçiq e bëjnë këtë për t’i mbajtur fshehtë nga votuesit e tyre veprimet shtensionuese dhe për t’i besuar turmat retorikave të forta nscionaliste të tyre. Kinse Vučiq po sulmon sovranitetin e Kosovës, e kinse Kurti po e mbronë atë me sukses! Asgjë nga kjo. Vetëm lojëra “luftash” për t’u dukur azgana në sytë e frikësuar të turmave” deklaroi ai.
Drejtori ekzekutiv i organizatës “Demokracia Fillon Ketu”, Shemsi Jashari tha për “Gazeta Blic” se situata në veri nuk mund të qetësohet pa koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.Ai tha se veprimet e Qeverisë ‘kokë në vete’ i kanë shkaktuar shumë dëme Kosovës.
“Veprimet e Qeverisë së Kosovës kokë në vete, për të shtrirë sundimin e rendit dhe ligjit në Veri, në kundërshtim me kërkesat dhe rekomandimet e miqve nga SHBA, i kanë bërë dëm të madh mundësisë së shtrirjës së sovranitetit atje, duke nxitur e trimruar bandat Serbe që dhunojnë rendin e ligjin dhe shtypin serbët lokal atje. Tashmë pasi shkaktuan shumë dëme, përfunduam pa shtrirje të rendit ligjor, pa ndërrimin e targave ilegale atje, pa integrim të sërbëve në institucione, me rrezimin e policisë duke e futur në situata të rrezikshme, u vendosën sanksione ndaj kosovës, humbëm mbështetjën e SHBA dhe aleatëve Evropian, u përjashtua FSK nga “Defender 2023” ku do të qertifikoheshin mbi 1200 ushtar të FSK-së, e shumë procese tjera”.“Për t’u tërhequr në fund me nje pozicion me të pafavorshëm se ne fillim kur miqt tanë nga SHBA kërkoni disa muaj kohë durim dhe kordinim me ta. Situata ne Veri nuk qetsohet asnjëherë, pa veprime të kordinuara me SHBA dhe Anglia si dhe vende të BE si Gjermania dhe Franca, përmes një dialogu që qonë në një marrveshje detyruese për të dyja plaët, e që do të garantonte zbatim faktori ndërkombëtar me theks SHBA”, deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”










