Tërhiqet Ilir Meta, dekreton Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm

Në limite të afateve, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Afati për dekretimin e Lleshit përfundonte në orën 00:00.

Lleshi u emërua zëvendësministër i Brendshëm pasi nuk u dekretua herën e parë nga Meta, ndërsa presidenti ka pranuar ripropozimin e dytë të kryeministrit Edi Rama për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.

Mesditën e sotme, Presidenti Meta e liroi si gjeneral Sandër Lleshin, shkruan Top Channel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu