Tërmeti i fortë në Turqi u ndje deri në Liban, dalin pamje (VIDEO)

Pjesa lindore e Turqisë, konkretisht provinca e Malatya-s, u godit sot nga një tërmet i fortë, i cili shkaktoi panik tek popullsia.

Sipas informacioneve të para të mediave turke, forca e tërmetit fillimisht u vlerësua në 5.6 gradë, por shpejt u rishikua në 5.8 gradë të shkallës Rihter.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë tha se epiqendra e tërmetit ishte në distriktin Batalgazi, provinca Malatya.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm shtatë kilometrash, gjë që kontribuoi në faktin se dridhjet u ndjenë shumë intensivisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu