Tërmeti në Shqipëri, maqedonasit “rrahin gjoksin”: Ndërtimet tona janë më të sigurtat në rajon

“Qëndroj fuqishëm para të gjithëve se në shtetin tonë kemi ndërtimin më cilësor nga rrethimi. Ajo që ndodhi në Shqipëri nuk është e mundur të ndodh në ndërtimet e reja tek ne, sepse kemi ndërtime shumë më cilësore se Bullgaria, Shqipëria, Greqia. Kjo është e sigurtë”, tha kryetari i Odës së Ndërtimeve në Maqedoninë Veriore, Ivica Jakimovski – raporton AA.

Ai shtoi se të gjitha objektet janë sipas standardeve të përcaktuara për konstruksione të betonit të armuar, e veçoi faktin se ato mund të përballojnë tërmet me intensitet prej 9 ballë ose magnitudë prej 6.5 deri në 7 ballë sipas Rihterit.

Ndërkohë, raportohet se ekipe të Institutit për Inxhinieri Tërmetesh dhe Inxhinieri Sizmologjike (IITIS) të Maqedonisë së Veriut, javën e ardhshme në koordinim me qeverinë do të shkojnë në Shqipëri ku do të marrin pjesë në të ashtuquajturën vlerësimin e shpejtë të sigurisë së objekteve. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu