Tërmkolli: Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni në shtëpi

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë nga LDK-ja.

Në Facebook Tërmkolli shkroi se Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, duhet të ikin në shtëpi.

“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi”.

Ndryshe, Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64 për qind, Nexhmi Rudari (LDK), 36.97 për qind dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40 për qind.

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh kryetar ish-kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ka pranuar humbjen e LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës.

“Sapo i morëm rezultateve dhe në bazë të të dhënave ne i kemi humbur këto zgjedhje dhe ky është vendimi i sovranit. Kur sovrani flet ne duhet të heshtim. Ne do ti presim rezultatet definitive sepse këto janë preliminare dhe pastaj të shohim si do të veprojmë”, tha ai.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu