“Terroristët” e Malit të Zi kishin planifikuar disa sulme

Drejtori i policisë malazeze, Slavko Stojanoviç ka konfirmuar se gjatë natës janë arrestuar 20 shtetas të Serbisë, nën dyshimin për krijimin e një organizate kriminale dhe për terrorizëm.

Sipas gazetës “Vijesti”, në mesin e të arrestuarve është edhe ish-komandanti i xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiç.

“Ekzsiton dyshimi i bazuar që në fillim të tetorit në Serbi e Mal të Zi është formuar organizata kriminale, me qëllim të ndikimit në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ në Mal të Zi.

Dyshohet se plani i kësaj organizate ishte që në kohën e shpalljes së rezultateve në zgjedhjet parlamentare, me përdorimin e armëve, të sulmohen të tubuarit para Kuvendit të Malit të Zi dhe në zyrtarët e policisë, e më pas të marrin nën kontroll objektin e Parlamentit, me qëllim të shpalljes së fitores elektorale të partive të caktuara politike”, ka thënë drejtori i policisë malazeze.

“Po ashtu dyshohet se kjo organizatë kishte në plan privimin nga liria të kryeminsitrit të Malit të Zi. Për të realizuar këtë plan në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Malin e Zi ka hyrë organizatori i këtij grupi, Bratislav Dikiç”, ka shtuar ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu