Ashtu sikur në Shëngjin, Divjakë edhe në Durrës mushkonjat po shqetësojnë pushuesit.
Dezinsektimi nuk është bërë dhe nuk dihen arsyet pse kjo bregdeti është lënë në këtë situatë.
Thirrjet për urgjencë këto ditë në Durrës nuk janë të zakonshme. Ambulancat nxitojnë të marrin të infektuarit nga pickimet e mushkonjave. Në qendrat shëndetësore verore rastet janë të shumta.
Rastet kanë qenë tepër të shpeshta si me pickime nga peshqit ashtu edhe nga insektet”.
Muaji Korrik përkon me mbipopullimin e plazheve nga turistët, por edhe me çeljen e larvave te insekteve. Dezinsektimi nuk është bërë plotësisht. Në Durrës vetëm në një pjese të anës së detit, kurse në pjesë të tjera të plazhit ende jo.
“Ka një grafik nga Bashkia e Durrësit që ndiqet rregullisht për deinsektimin për mushkonja dhe për miza dhe për brejtës.
Për dezinfektimin e rërës bëhet në fund të Majit që është me program”, tha Alfred Dhuli drejtori i Komunales Plazh.










