Tetovari me më fat në botë: Shihni si iu shpëton plumbave dhe granatave të ushtrisë maqedonase! (VIDEO)

Sot u mbushën plotë 16 vite nga fillimi i krismave të para dhe fillimi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 në Tetovë.

Tre grupe me nga 11-12 shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 marsit të 2001, së cilës iu bashkua i gjithë populli shqiptar në Maqedoni, por dhe shqiptarët anë mbanë botës.

Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej kudo.

Portali TetovaSot ka siguruar një video të AFP-së ku shihet se si një civilë i Tetovës ka qenë cak i krismave dhe i granatimeve të ushtrisë dhe policisë maqedonase, por ai mrekullisht u ka shpëtuar atyre duke mos pësuar as edhe një plagosje./TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu