Teuta Arifi: E pranoj verdiktin e popullit, uron Bilall Kasamin për fitoren

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje. Ajo në një dalje për shtyp nga Tetova ka thënë se nuk kemi arritur rezultat të mirë në raundin e dytë zgjedhor. Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për 4 vitet e ardhshme. Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Billal Kasamin për fitoren, shkruan InfoShqip.

Ne si BDI, nuk kemi arritur që të fitojmë në zgjedhje. Ishte kjo një fushatë mjaft intensive, të gjithë i dhamë programet tona. Megjithatë, në fund vendosin qytetarët. Unë këtë rezultat e pranoj si verdikt të popullit. Kundërkandidatit tim dhe atyre që ishin në anën e tij, u dëshiroj sukses në drejtimin e qytetit të Tetovës që ka qenë një sfidë e madhe dhe në të ardhmen do të jetë ashtu”, tha Teuta Arifi.

Në zgjedhjet në Tetovë, sipas asaj që kanë publikuar partitë, zgjedhjet i ka fituar Bilall Kasami nga Lëvizja BESA. Në ndërkohë, KSHZ, vazhdon që zyrtarisht t’i numërojë votat. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu