Teuta Arifi shkatërron arsimin në Tetovë, përse nuk i merren kompentencat?!

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi vazhdon sistematikisht të shkatërroj arsimin në Komunën e Tetovës. Arsimi në këtë komunë shihet i lënë pas dore, duke mos pasur investime dhe duke bërë presion ndaj profesorëve, apo punësime partiake nga ana e BDI-së.

Ditë më parë Teuta Arifi sëbashku me drejtoreshën Ramije Kurtishi kanë malltretuar profesoreshën Arjeta Veliu duke e lënë 5 vite pa vend të punës, pa asnjë bazë ligjore. Kështu Teuta nuk është ndalur me aq, e njëjta kryetare ka arritur që të punësojë motrën e vet në Shkollën Fillore ‘Istikball’, duke e venduar në bibliotekë, dhe duke thyer rregullën e njetës Shkollë dhe duke mos marrë pëlqimin e kolektivit.

Më vonë Teuta Arifi motrën e saj Kujtime Beqiri, e ka emëruar zv.Drejtoreshë në të njëjtën shkollë, duke shkaktuar presion tek arsimtarët e tjerë dhe duke i vënë kushte që të përkahin atë dhe partinë e saj.

Punësimet partiake, janë shfaqur në shumë shkolla, profesorët dhe arsimtarët me bindje tjera politike e kanë pësuar gjithmonë nga Komuna e Tetovës. Ndërsa emrat e shkollave të mesme, vazhdojnë të jenë në gjuhë maqedone edhe pse nxënësit janë shqiptar. Pra deri sa ligji vlen vetëm për Gostivarin, dhe i njëjti është i pa bazë përse nuk vlen për Teuta Arifin në të cilën ka baza të ndryshme ligjore për ta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu