Tha se do ta linte Big Brother pas daljes së Ilnisës, Meriton Mjekiqi habit me deklaraten

Meriton Mjekiqi ka deklaruar disa ditë më parë që do të braktiste Big Brother VIP Albania 3, nëse do të dilte partnerja e tij, Ilnisa Agolli.

Por me eliminimin e saj nga shtëpia, kjo gjë nuk ndodhi me prezantuesin kosovar.

Meritoni nuk e la garën përgjysmë dhe këtë ‘betim’ të tijin e ka rikujtuar Juli në spektaklin e së martës.

Ai është shprehur se nuk e mban mend diçka të tillë dhe se ai po vazhdon lojën për kauzën e djalit dhe për Ilnisën.

“Nuk e di kur i premtova Julit që do dalë për hir të dashurisë”, tha ai fillimisht.

I njëjti theksoi: “Unë jam duke vazhduar kauzën e djalit dhe për Ilnisën”.

Gazetarja e njohur u largua nga ky format pasi qëndroi për tre ditë radhazi në ‘dhomën e bardhë’ me Meritonin e Eglën.

Sidoqoftë, në shtëpi po vazhdojnë polemikat e debatet mes banorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu