Thaçi caktoi datën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Kurtit dhe Haradinajt ju ngelen pak ditë kohë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për 24 dhjetor, me fillim prej ora 09:00, e konvokoi seancën konstituive të përbërjes së shtatë parlamentare të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara me 6 tetor, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e Kabinetit të presidentit Thaçi, thuhet se vendimi është miratuar në pajtim me kompetencat e tija kushtetuese dhe ligjore, si dhe mbi bazë të publikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga data 27 nëntor, kur u certifikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Presidenti dhe presidenca e përbërjes së gjashtë parlamentare të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin i cili është në fuqi, do të përgatisin rendin e ditës për seancën e Parë të përbërjes së shtatë të Kuvendi të Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.(koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu