Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Speciales

Këtë të martë do të zhvillohet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Ndërkohë kujtojmë se Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu